Alban Skenderaj
Ata sy
[Teksti i "Ata sy"]

[Verse 1]
Dje i humbur i zhytur në kërkim
Sot ndihem më i lumtur plot me frymëzim
Po kur nata bie unë prapë kërkoj
Atë zë të ëmbël që zemrën t'ma shërojë
Po kur fati s'të njeh, jo nuk të troket në derë
Kështu e ka kjo jetë, pak të jep e pak të merr
Po kur nata bie unë prapë kërkoj
Dy sy që dhe natën unë mund ti dalloj

[Chorus]
Ata sy janë në çdo vend
Në çdo hap, në çdo hapësirë e në çdo kënd
Ata sy që i kanë dhënë
Ditës diell natës hënë
Po këtë natë bie shi
Bie lot, bie pendim mbi sytë e mi
Ata sy që të kanë dhënë
Dashuri të pathënë

[Verse 2]
Koha bën punën e saj, i bën njerëzit më të fortë
Dhe unë dua që mendjen ta ndaj, të trokas në tjetër portë
Po kur nata bie unë prapë kërkoj
Atë aromë të ëmbël që nga shtrati të më zgjojë
Më s'dua të pres si një skllav unë në liri
Dua ti jap vetes shpresë, ta kapërcej këtë histori
Po kur nata bie unë prapë kërkoj
Dy sy plot me dritë që dhe natën s'perëndojnë
[Chorus]
Ata sy janë në çdo vend
Në çdo hap, në çdo hapësirë e në çdo kënd
Ata sy që i kanë dhënë
Ditës diell, natës hënë
Po këtë natë bie shi
Bie lot, bie pendim mbi sytë e mi
Ata sy që të kanë dhënë
Dashuri të pathënë